Hapësire reklamuese


Politikë

Kryemadhi ngre dronin te inceneratori Tiranës: Ndërtim pa leje

Shkruar nga Newsbomb
Kryemadhi ngre dronin te inceneratori Tiranës: Ndërtim pa leje

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi mëngjesin e sotëm ka shkuar në territorin e inceneratorit të Tiranës. Ajo shfaqet në video duke ngritur dronin, teksa shprehet aty janë 15 hektar dhe ku sipas saj ndërtimi i inceneratorit është pa leje.

“Mirëmëngjesi të gjithëve, sot është 13 dhjetor dhe unë jam në mesin e ndërtimit pa leje të inceneratorit të Tiranës. Në atë hapësirë prej 15 hekatarësh, e cila është ndërtim pa leje dhe janë liqene të zhdukura të kthyera në tokë dhe tokë të kthyer në male”, tha Kryemadhi.

Kujtojmë që ditën e djeshme Kryemadhi, gjatë një konference për firmosi “live” kallëzimin e ri, lidhur me aferën e Inceneratorit të Tiranës, të ciëln më pas e depozitoi në SPAK.

Kryemadhi e cila ka zhvilluar hetime paralelisht me insitucionet e drejtësisë publikoi prova të reja të cilat vërtetojnë abuzimin e qeverisë me rastin e Inceneratorit të Tiranës.

Kryemadhi theksoi se Bashkia e Tiranës ka ndikuar përmes një skeme kriminale, që bizneset private të lidhura me bashkinë, të dërgonin para në llogarinë bankare të Inceneratorit.  Gjithashtu, deputetja tha se Inceneratori i Tiranës, ka marrë pagesat, ndërsa dherat i ka depozituar jashtë lejes së ndërtimit. Sipas saj Bashkia e Tiranës  ka lejuar ndërtim pa leje të 15 ha duke kryer edhe dëm mjedisor, ndërsa në këtë sipërfaqe janë depozituar dhera nga kompanitë e ndërtimit.

@monika.kryemadhi Mirëmëngjesi! #tiktok #tiktokalbania #tiran #albania ♬ original sound - Monika Kryemadhi

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese