Tirana
clear sky
5 ° C
5 °
5 °
81 %
1.5kmh
0 %
Pre
15 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 16 Prill, 2021
spot_img

Kryemadhi nga Vlora: Ne s’kemi nevojë as për PD dhe as për PS, koalicionin e bëmë për Shqipërinë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte sot në Vlorë, në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Duke folur për vijimësinë e kërtyre zgjedhjeve, Kryemadhi tregoi se për çfarë arsye, LSI ka bërë koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike.

“Sot unë dua të jap një mesazh, ne si LSI jemi parti politike që është e majtë, e kemi bërë një koalicon parazgjedhor me PD jo se kemi nevojë për PD, nuk kemi nevojë as për rilindasit e Ramës por ne e duam vendin tonë e duke e dashur ne marrim përgjegjësi shumë më të mëdha që kanë të bëjnë jo vetëm me ne por me të ardhmen e të fëmijës që do lindi pas dy muajve, të atyre fëmijëve që sot duan të ikin në kopshte por familjarët s’kanë t’i paguajnë e të ardhmen e qindra mijëra fëmijëve të tjerë që do lindin në të ardhmen”, u shpreh kryetarja e LSI.

Kryemadhi tha se Rama “e di shumë mirë që ai në Vlorë do humbi e di mirë që në gjithë Shqipërinë ka humbur, por do të krijojë alibitë e veta të menaxhojë ato 4 muaj për të mbyllur gjithë letrat e dokumentet”.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit