Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kryemadhi në Zall-Bastar: Shqiptarët duhet të ushqehen me produkte vendase dhe të lira, do të eleminojmë konkurencën e pandershme

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fda4ef138f23d44f35be274130bd7c05

Monika Kryemadhi ishte sot në Zall-Bastar, ku zhvilloi një takim me banorët e zonës, të cilët shprehën pakënaqësitë dhe problemet që hasin çdo ditë.

Kryetarja e LSI-së u premtoi se sapo të vijnë në pushtet LSI do të eleminojë konkurencën e pandershme në treg, duke i dhënë më shumë hapësië dhe mundësi produkteve vendase, të cilat janë më të shëndetshme dhe më të lira.

Duke cekur pak largimin e të rinjve nga Shqipëria, Kryemadhi tha se kjo është një nga fatkeqësitë më të mëdha në vend, e që LSI do ta stopojë menjëherë, “si me magji”.

Kryemadhi: Një nga gjërat që ne duam është të eliminojmë konkurrencën e pandershme me mallrat e importit dhe për t’i krijuar shqiptarëve mundësinë që jo vetëm të ushqehen mirë, por të kenë mundësinë për t’u ushqyer me ushqim edhe më lirë, sepse sot kostoja e jetesës është bërë shumë e lartë. Ushqimi me prodhimet vendase është edhe më i mirë, edhe më i shëndetshëm, por edhe më i lirë. Krijon mundësi edhe një lloj riqarkullimi të parasë tek shqiptarët. Kështu që është një nga gjërat më të mira. Unë shpresoj që të kemi mundësinë për ta realizuar këtë gjë.

Sepse edhe duke diskutuar me njerëzit, një nga problemet kryesore që kanë sot qytetarët, është mungesa e vëmendjes ndaj tyre dhe dëshira që kanë të rinjtë për t’u larguar nga Shqipëria dhe kjo është një nga fatkeqësitë më të mëdha, që ne duhet ta stopojmë menjëherë. Ne na duhen të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri, sepse vetëm kështu ne do të kemi mundësi për ta zhvilluar vendin dhe për të konkurruar jo vetëm në aspektin e fuqisë punëtore, por edhe me vizionin dhe dëshirën e tyre.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img