Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
78 %
1.5kmh
75 %
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
37 °
Hën
38 °
Mar
31 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Kryemadhi në tokat e përmbytura në Laç, kalon me vështirësi pellgjet me ujë, e ndihmon fermeri (VIDEO)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

79c4161588e0ca1812012568d3cfa139

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë në Laç, ku ka inspektuar disa nga zonat e përmbytura për shkak të reshjeve të shiut.

Ajo ka folur me banorët e zonës, të cilët, i kanë treguar problemet dhe shkaqet e përmbytjeve të tokave të tyre në rast të shirave të dendur.

Fermeri i një toke të përmbytur i shpjegoi Kryemadhit dëmet që i kishte shkaktuar uji si dhe problemet në infrastrukturë.

Pasi ka dëgjuar ankesat e fermerit, Kryemadhi është larguar, por pak me vështirësi.

Uji kishte krijuar gropa të mëdha ku mund të ngecje. Për shkak të terrenit të vështirë, Kryemadhit i është dashur ndihma e fermerit për ta ndihmuar që të kalojë, pa përfunduar në gropat e ujit.

Pjesë nga biseda:

Kryemadhi: E njëjta gjë ndodhi edhe me tërmetin.

Fermeri: Këtu s’është puna vjen apo s’vjen kush. Duhet një studim.

Kryemadhi: 30 vjet s’po bëhet studim, faj kemi dhe ne që për stabilizimin mbyllim sytë. Duhet të ndryshojmë mënyrën e të bërit politikë, por edhe përuljes ndaj njerëzve.

Fermeri: S’mund të vazhdohet kështu.

Kryemadhi: Jo, kështu rrënohet. Qenka bërë qamet, qamet.  

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img