Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
52 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
13 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

Kryemadhi në SHBA, flet për kryeprokurorin e ri: Çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës ku ka komentuar edhe çështjen e nxehtë të zgjedhjes së kryeprokurorit të ri.

Kryemadhi është shprehur se vullneti politik për ta zgjidhur këtë çështje ekziston, shtoi se çështjet e drejtësisë zgjidhen vetëm në Parlament e jo në tryeza, duke iu referuar ftesës së kryeministrit Edi Rama ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.

“Ka vullnet politik për ta zgjidhur. Kemi tre muaj që flasim për këtë çështje, pse ditën e fundit nga ana e Ramës? Çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza, ato zgjidhen në parlament. Nëse do të vazhdojmë të ulemi prap në tryeza politike ne nuk kemi bërë asgjë. Është shumë e rëndësishme për tu ulur në institucvionet parlamentare. Ne na kanë kaluar të gjitha afatet, duhet të ishte zgjedhur KLP, KLGJ. Atëherë hajde të ulemi të rishikojmë kushtetutën.

Kjo vjen edhe si rezultat i makutërisë të politikës shqiptare e cila kërkon të kapë çdo institucion. Situata është alarmante por nuk mund t’i fusim të gjithë në një thes. Problemi është që ne duhet t’i ofrojmë shqiptarëve një standart”, u shpreh Kryemadhi.

Më shumë




spot_img








spot_img