Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Kryemadhi në Njësinë 11: Qeveria s’ka marrë asnjë masë për të mbështutur qytetarët, 70% e tyre janë më të varfër se 4 vite më parë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c88de04e3faa54ea3115c3f5a844908d

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është takuar ditën e sotme me anëtarë të partisë në njësinë nr.11, e shoqëruar nga drejtuesi politik i Tiranës, Përparim Spahiu.

Ajo është shprehur se 70% e qytetarëve janë më të varfër se 4 vite më parë, ndërsa shtoi se qeveria nuk ka bërë asnjë përpjekje për t’i ndihmuar.

“Unë isha në Paskuqan dhe sapo erdhëm. Kishte shumë trafik, rrugët ishin të pamundura për t’u kaluar dhe të përmbytura dhe ajo që të bënte përshtypje ishtë zymtësia dhe mungesa e shumë gjërave të cilat janë të domosdoshme. Sot e kam filluar ditën që në mëngjes, që nga njësia 3 në takime me banorët, por do e vazhdojmë edhe më tutje. Tani e kishim lënë një takim me doktor Besnikun, që të bëjmë një prezantim të tiji, ku do të drejtojë fushatën elektorale në këtë zonë, por edhe do të hartojë së bashku me ju një plan pune jo vetëm për zhvillimin e kësaj zone, por edhe të shumë gjërave të tjera, që kanë të bëjnë sidomos me angazhimin e të rinjve dhe të rejave, sidomos me punësimin e mirëpaguar, ashtu sikurse me zhvillimin dhe krijimin e hapësiarve për qytetarët.

Në fakt nuk ka nevojë tua kujtojmë ne qytetarëve, se qytetarët gati 70% e tyre janë më keq seç kanë qenë 4 vite më parë për sa i përket ekonomisë dhe financave në familjet e tyre. Dhe ajo që të bën më shumë përshtypje është që nuk merret asnjë lloj mase apo tentative nga qeveria për t’i krijuar. Ne jemi të fokusuar më shumë tek të rinjtë dhe të rejat. Unë si grua dua për gratë dhe për vajzat, por kjo nuk do të thotë se jam feministe, edhe pse jam mes dy burrave, por kemi prapë shumë vajza. E kemi kaluar pak ne gratë, kemi vajtur mbi 51 më duket, por nuk është ky problemi, ne jemi të gjithë të barabartë. Unë do të dëshiroja që imuniteti ynë të mos ishte thjesht në aspektin shëndetësor, por edhe ndaj qeverive të këqija, të cilat për hir të së vërtetës kanë krijuar një hapësirë shumë të vogël për zhvillimin e ekonomisë.

Sot ndihem pak si në minorancë për sa i përket dijeve, por edhe të gjitha asaj që Rimi dhe profesor Besniku ofrojnë me profesionalitetin e tyre. Ne këtu sot duke qenë së bashku me Përparimin si kryetar i Tiranës, kemi ardhur të prezantojmë edhe doktor Besnikun, i cili do të marrë angazhimin e tij për të gjithë njësinë, që është i angazhuar dhe do të ketë përgjegjësinë e tij jo vetëm me 25 prillin, por edhe shpalljen e rezultatit”, tha Kryemadhi.

Më shumë

spot_img
spot_img