Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
23 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kryemadhi në Elbasan flet për Arsimin: Nuk ka pasuri e armë më të fortë sesa dija, synimi jonë 5% e PBB për arsimin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cfab98284cc1c964d4126e475604d5a6

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ditën e sotme ka mbajtur një takim në tryezën e arsimit në Elbasan.

Ajo ka folur për Arsimin teksa është shprehur se nuk ka armë më të fortë sesa dija.

Duke u ndalur tek programi i LSI, kryetarja e kësaj force tha se LSI synon që 5% të PBB ta çojë për arsimin.

“Arsimi është në themel të programit dhe vizionit të LSI-së, pasi kushdo që mendon për të ardhmen, duhet të mendojë edhe për arsimin e të rinjve tanë. Një arsim cilësor, jo me fjalë, por ku në thelb të programit tonë ne kemi 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Një arsim cilësor, ku ne kemi vendosur taksën e të ardhmes, ku taksohen me 1% të fitimit të tyre të gjitha kompanitë e mëdha, duke qenë edhe vetë ato përfituese me burime njerëzore, të cilët do të jenë të aftë për tregun e punës dhe në konkurrencë. Për një arsim cilësor, jo me fjalë, por me rritje dyfish të pagave për mësuesit, që për ne është shumë e rëndësishme që mësuesit të jenë edukatorë të brezit të ri dhe jo mercenarë politik”, tha Kryemadhi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img