Hapësire reklamuese

Politikë

Kryemadhi: Meta është rojtar i Kushtetutës. E mbani mend çfarë bëri në 2 mars?!

Shkruar nga Newsbomb
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shpreh mbrëmjen e djeshme se Presidenti Ilir Meta është garant dhe rojtar i Kushtetutës, dhe për këtë ajo përmendi 2 marsin.

“Po pyete Ilir Metën vetë. Po e mbani mend 2 marsin? Për 11 ditë e bllokoi të gjithë Tiranën. Presidenti është garant i Kushtetutës dhe rojtar i saj. Opozita pastaj ka strategjinë e saj për të maksimizuar votën”, tha Kryemadhi.

Më tej, në një intervistë për gazetarin Çim Peka, kryetarja e LSI tha se Presidenti e ka detyrë kushtetuese që të dalë nëpër sheshe “për t’i dhënë virtytin që i duhet administratës publike”.

“Presidenti e ka detyrë kushtetuese, të dalë nëpër sheshe, shkolla, komisariate policie, për ti dhënë virtytin që u duhet administratës publike. Unë po ju them vetëm kaq që një javë përpara zgjedhjeve edhe shushunjat do ta lënë Ramën që po pinë gjak në trupin e tij”, shtoi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu