Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, pas mbylljes së votimeve ka reaguar publikisht duke i përcjellë një mesazh kryeministrit Edi Rama.
“Sado që ti mbushësh kutitë, shqiptarët të refuzuan. Bye bye Edi”, shkruan Kryemadhi, referuar numrit të pjesmarrësve në votime.
Sipas Kryetares së LSI-së, refuzimi i qytetarëve për të votuar, është fitore për demokracinë.
Reagimi në Facebook i Kryemadhit:
85% e shqiptarëve refuzuan sot votimet moniste të Edi Ramës. Refuzuan premtimet boshe. Refuzuan Ramën.
Kjo e sotmja është një fitore për demokracinë shqiptare! Pjesmarrja ektremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri si dhe një goditje kundër diktaturës së Ramës.
Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve ?
P.S: Sado që ti mbushësh kutitë, shqiptarët të refuzuan. Bye bye Edi ?