Tirana
overcast clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
77 %
3.6kmh
90 %
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Kryemadhi merr mikrofonin e thërret “Rama IK” në party-n e LRI. I bën moral të rinjve por ata kanë mendje të festojnë (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka “rrëmbyer” mikrofonin në festën e të rinjve të kësaj partie në një nga klubet e Tiranës, për të dhënë një mesazh të rëndësishëm kundër qeverisë Rama dhe zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri ditën e nesërme.

Por megjithëse e ka patur vështirë të vendosë qetësinë te të rinjtë e mobilizuar për festë, Kryemadhi nuk ka kursyer as moralin për ta, që duken të paduruar të nisë muzika dhe alkooli.

Kryemadhi u ka folur si një nënë, që edhe ajo shqetësohet për fëmijët e saj kur dalin fundjavave për jetë nate.

E ndërsa të rinjtë kanë nisur të thërrasin njëzëri “Rama ik”, Kryemadhi i ka ftuar të gjithë në protestën e nesërme duke thënë se “Me çdo kusht nuk do ta lejojnë shkeljen e Kushtetutës nesër”.

Fjala e Kryemadhit:

Monika Kryemadhi, më dëgjoni me vëmendje. Dua t’ju them dy fjalë jo si Monika por si nëna e tre fëmijëve. Të gjithë që jeni këtu keni nga një nënë në shtëpi. Edhe për ty që s’pushon, që të ka dhënë gojën që flet pa pushim. Edhe për gocat e bukura dhe çunat e bukur që punojnë nga mëngjesi deri në darkë për të ndihmuar famljet e tyre.

Edhe unë kam tre fëmijë që si gjithë fëmijët shqiptarë dalin të shtunave dhe të dielave nëpër PUB-E. Mua nuk më zë gjumi. Ky është meraku që kanë nënat shqiptare për ju, që robtohet për tju shkolluar, për t’ju veshur. Por ju nuk mund tua shpërbleni kurrë sepse nuk mundeni.

Nesër nuk do ta lejojmë me çdo kusht atë Parlament që të shkelë Kushtetutën e Shqipërisë.

Dhe nesër ky veprim që unë nuk do ta bëj as si kryetare dhe as si deputete, por do ta bëj si një nënë shqiptare që lufton dhe raskapitet për të ardhmen e fëmijëve. Kjo gjë duhet bërë sepse Shqipëria ka të drejtë të jetë një vend me të ardhme europiane.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img