Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
0.5kmh
75 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Kryemadhi: Lufta e UÇK-së për çlirim ishte legjitime si çdo luftë për liri, e drejta do të fitojë përsëri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

576ecd7ff0bef433c8f824a130e4ef07

Ditën e sotme është bërë publike aktakuza e Gjykatës së Hagës, ndaj presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, të cilët akuzohen për krime ndaj njerëzimit gjtë luftës çlirimtare të Kosovës.

Sakaq, Monika Kryemadhi është rreshtuar me kolegët e saj të politikës dhe ka reaguar në lidhje me këtë. Kryetarja e LSI-së shprehet se Lufta e UÇK dhe popullit të Kosovës për çlirim nga gjenocidi i Millosheviçit, ishte një luftë e drejtë dhe legjitime si të gjitha luftërat për liri dhe të drejta njerëzore të popujve.

Përmes një shënimi në facebook, Kryemadhi shpreh besimin e plotë që të gjithë udhëheqësit dhe përfaqësuesit e kësaj lufte kanë vepruar në realizim të misionit sublim të popullit për çlirim nga shtypja, për liri dhe dinjitet kombëtar.

Reagimi i plotë i kryemadhit

Lufta e UÇK dhe popullit të Kosovës për çlirim nga gjenocidi i Millosheviçit, ishte një luftë e drejtë dhe legjitime si të gjitha luftërat për liri dhe të drejta njerëzore të popujve.

Kjo luftë e mbështetur nga bota demokratike, nga vendet kampione të lirive dhe të drejtave të popujve, tashmë është çertifikuar nga drejtësia ndërkombëtare dhe u kurorëzua më pas me pavarësinë e Kosovës.

Shpreh besimin e plotë që të gjithë udhëheqësit dhe përfaqësuesit e kësaj lufte kanë vepruar në realizim të misionit sublim të popullit për çlirim nga shtypja, për liri dhe dinjitet kombëtar.

E drejta dhe liria e popullit janë gjithnjë ngadhënjyese! E drejta do të fitojë përsëri! 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img