Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Kryemadhi: LSI është parti e domosdoshme për politikën tonë! Në 8 vite shqiptarët u lodhën me tepsi dhe me timon

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

500e1c9322311f08aa559e93018698dd

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një intervistë për T7 e Kosovës, tha se partia e saj ka qenë gjithmonë dhe do të jetë një parti e domosdoshme për politikën tonë, pasi ka rolin e një peshoreje.

Kryemadhi tha se nuk ka qëllim të jetë një ‘king-maker’, por të krijojë hapësira më shumë për të rinjtë dhe familjet shqiptare.

Pyetje: Ju drejtoni një parti që në të shkuarën ka vendosur nëse do të qeverisë PS apo PD. Mendoni se edhe pas zgjedhjeve të ardhshme do të jeni një parti pa të cilën nuk do të ketë qeveri?

Kryemadhi: Unë nuk mendoj se qëllimi i LSI të jetë një ‘king-maker’. Qëllimi i LSI është të krijojë hapësira më shumë për të rinjtë dhe familjet shqiptare sepse sot situata ekonomike ka një problem shumë të madh me varfërinë, me ekonominë, e cila duke qenë ngurtësuar. Ne kemi nevojë për një çlirim të ekonomisë, klimë besimi mes biznesit-shtetit, formalizimit të ekonomisë. Të gjitha këto do të sjellin që s’ka nevojë të kemi 2-3-4 parti politike, por mund të kemi pafund parti politike, individë të pavarur, të cilët janë në shërbim të qytetarëve. Unë mendoj se vërtetë LSI ka qenë një parti e domosdoshme përsa i përket, në momentin që e prishi terezinë, komoditetin e dy forcave të mëdha, që hyri në mes dhe krijoji një lloj peshoreje. Në fakt LSI ka qenë e domosdoshme për jetën politike shqiptare. Mendoj se një nga pikat e forta të LSI është krijimi i hapësirave për të krijuar një klasë të re politike, për të rritur më shumë të rinjtë dhe për të sjellë edhe një vizion të ri, avangardë për të bërë politika ndryshe nga ç ‘janë bërë deri më tani.

Ndërkohë lidhur me zgjedhjet e ardhshme në 25 prillit dhe rolin që m,und të ketë pushteti i maxhorancës në këto zgjedhje, Kryemadhi tha se për sa kohë Rama qendron në krye të procesit të zgjedhjeve, do të ketë tentativa pë manipulim, për u shpreh e bindur se opozita do të triumfojë.

Pyetje: Ju e dini që keni përballë një PS që prej 8 vitesh është në pushtet, a besoni se këto zgjedhje do të jenë të ndershme?

Kryemadhi: Derisa të jetë Edi Rama në krye të këtij procesi, normal që tentativat për çedim gjatë rrugës do të jenë të pashmangshme, por normalisht që struktura e opozitës së bashkuar, fronti opozitar e krijon klimën dhe frymën që ai ta ketë të pamundur. Deri diku do tentojë duke përdorur institucionet e drejtësisë, siç po përdor faktikisht Prokurorinë, policinë, apo administratën publike, për të kërcënuar njerëzit. Aty ku njerëzit nuk pyesin më për kërcënime, tenton që t’i blejë. Edhe kur nuk i blen pastaj tenton të fusë bandat e të tjera me radhë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img