Tirana
light rain
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
1.5kmh
20 %
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Kryemadhi: Komisioni i inceneratorëve si “17 maji”, SPAK të veprojë mbi faktet!  

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar për zhvillimet në Komisionin Hetimor për inceneratorët. Përmes një postimi në Facebook, deputetja i krahason këto zhvillime me 17 Majin, ku sipas saj kreu i PD Lulzim Basha braktisi demokratët për të bashkëqeverisur me kryeministrin Edi Rama.

Më tej Kryemadhi i bën thirrje SPAK-ut që të veprojë mbi faktet, duke treguar se jemi duke ndërtuar shtet.

“Besoj e mbani mend 17 Majin kur Basha braktisi demokratët në çadër për të bashkëqeverisur me Ramën.Zhvillimet në komisionin hetimor parlamentar po duken fiks si një vazhdim i kësaj lidhjeje të veçantë e të fshehtë. Zbardhja e së vërtetës për inceneratorët nuk duhet të dështojë, siç dështoi mbrojtja e Teatrit Kombëtar. Loja politike mes qeverisë dhe kunat-opozitës nuk duhet lejuar të deformojë drejtësinë e re! Inkurajoj SPAK të veprojë mbi faktet pa humbur kohë! Këtu ndahet historia, duke treguar nëse jemi duke ndërtuar një shtet të së drejtës evropiane, apo drejt instalimit final të kapjes së shtetit, drejtësisë, opozitës”, shkruan Kryemadhi.


Më shumë