Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kryemadhi kërkon indeksimin e pagave, depoziton në Kuvend projektligjin: Koha që shqiptarëve të mos ia hanë lekët inceneratorët

Shkruar nga Newsbomb
Kryemadhi kërkon indeksimin e pagave, depoziton në Kuvend

Deputetja e ish-LSI, tashmë Partia e Lirisë, Monika Kryemadhi ka depozituar në Kuvend projekt-ligjin për indeksimin e pagave.

Kryemadhi thotë se gjatë 10 viteve të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, çmimet janë rritur ndjeshëm ndërsa pagat jo. Kryemadhi thotë se Partia e Lirisë do të garantojë me ligji indeksimin e pagave çdo vit.

Deklarata e Kryemadhit:

Gjatë 10 vjeçarit të qeverisë Rama çmimet janë rritur, ndërsa pagat kanë mbetur në vend.

Sot të gjithë shqiptarët e ndjejnë barrën e madhe të përballjes me koston e jetesës që rritet çdo ditë.

Ndaj, si deputetë të Partisë së Lirisë kemi depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin “PËR INDEKSIMIN E PAGËS SË PUNOJËSVE DHE NËPUNËSVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”.

Niveli skandaloz i pagave në shkallë vendi, të cilat nuk janë indeksuar as për të kompensuar nivelin e inflacionit, i bën punëtorët e Shqipërisë më pak të motivuar për të punuar dhe i shtyn drejt emigracionit.

Refuzimi i indeksimit të pagave nga ana tjetër, thellon varfërinë në vend dhe shton problemet e rënda sociale dhe ekonomike që po përballet vendi.

Është koha që paratë e shqiptarëve të mos i hanë inceneratorët dhe koncesionet!

Partia e Lirisë e demonstroi sot vullnetin e saj për ta garantuar me ligj, duke realizuar çdo vit indeksimin e pagave të shqiptarëve, e së shpejti do të shohim vullnetin e parlamentarëve të tjerë.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll