Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
38 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
36 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kryemadhi i përgjigjet kryeministrit për ironinë me videon e Spanjës: Batutat e Ramës nuk kanë më vlerë, vështirësitë e qytetarëve janë pasojë e paaftësisë së tij

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

da1389b8f3c8f0b344a00eeb75ea6ba5

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryeministrit Rama pas videos së tij të fundit, ku ironizonte PD, LSI dhe analistin Andi Bushati me një video të filmuar në Spanjë.

Kryemadhi ka publikuar një video ku shihet se makinat kanë ngelur të bllokuara në rrugë, ndërsa shkruan se batutat e Ramës nuk kanë më vlerë.

Ajo akuzoan kryeministrin se vështirësitë me të cilat përballen qytetarët janë si pasojë e paaftësisë së tij dhe premtimeve të pambajtura.

“Batutat e Ramës nuk kanë më asnjë vlerë përballë krizave që e kanë gjetur shtetin të paaftë për t’u përgjigjur ndaj tyre. Qytetarët e dinë mirë se vështirësitë që ata përballen janë pasojë e paaftësisë së tij, premtimeve të pambajtura prej tij, mungesës së seriozitetit nga ana e tij.

Papunësia, pandemia, tërmetet, përmbytjet e shiut dhe ‘ngrirja’ e vendit prej borës sot, nuk do të kishin pasoja kaq shkatërrimtare nëse papërgjegjshmëria e tij nuk do të ishte reflektuar në papërgjegjshmëri të qeverisjes.

Ktheju punës, mbaji premtimet, çoji paratë për emergjencën civile, mos paguaj oligarkët por mbështet financiarisht qytetarët dhe mos prit të të lexojë njeri fatin, sepse ja ke shkruajtur vetë vetes. Më 25 prill, Shqipëria shtëpia e shqiptarëve”, shkruan Kryemadhi.

LEXO EDHE: Autostrada në Spanjë e bllokuar nga dëbora, Rama ironizon: Apel për ndihmë nga PD për kripë, LSI për fall, Andi Bushati për analizë

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img