Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kryemadhi i ngatërroi mbiemrin, Balla i del në mbrojtje ministres: Muzhaqi është mbiemër i madh, fisi i Borës e ka vuajtur shumë diktaturën

Shkruar nga Newsbomb
Kryemadhi i ngatërroi mbiemrin, Balla i del në mbrojtje ministres:

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka dalë në mbrojtje ministres Bora Muzhaqi, pasi Monika Kryemadhi i ngatërroi mbiemrin dhe ia tha "Buzhaqi".

Ai tha se Muzhaqi është një mbiemër i madh dhe vjen nga Muzakajt, që kanë luftuar shumë për Shqipërinë dhe e kanë vuajtur shumë diktaturën.

"Meqënëse Borën e kam patrioten time, e dashur Monikë, besoj më mirëkupton se jemi kolegë të vjetër. Muzhaqi është një mbiemër i madh dhe i uroj Borës ta justifikojë mbiemrin që mban dhe do kërkoja që askush të mos keqinterpretojë mbiemrat. Loja me mbiemrat nuk i shkon askujt. Besoj ishte një keqkuptim i vogël. Sa për Muzhaqin, vjen nga Muzakajt, që kanë luftuar shumë për Shqipërinë. Fisi nga vjen Bora, e ka vuajtur shumë diktaturën, që nga Nezir Muzhaqi që u vra në 1945 dhe me radhë", tha Balla.

Përsa i përket marrëveshjes që do të nënshkruhet nga qeveria shqiptare me KFV-në, ku do të merren 40 milionë euro për hidrocentralin e Fierzës, Balla tha se votimi i këtij projektligji shkon përtej politikës, teksa kujtoi se edhe ai në 8 vite opozitë i ka votuar të gjitha marrëveshjet me kompaninë gjermane.

Sa për KFV-në, nuk di të mos jetë votuar ndonjëherë marrëveshjet. Unë në 8 vite opozitë i kam votuar të gjitha marrëveshjet me KFV-në. Në vitin 2012 u pengua një projekt i KFV-së për pavarësinë energjitike të Kosovës. PS dhe LSI e zhbllokuan kur erdhën në qeveri në vitin 2013 dhe sot Kosova gëzon rrjetin e interkonjeksionit për shkak të atij projekti. Sali Berisha e bllokoi për arsye personale, për arsye se kishte hyrë përqindja e të birit në mes, referuar gazetës së Kosovës. Thirrini mendjes, marrëveshjet financiare dhe me Gejrmaninë janë përtej politikës së ditës. Gjermania vazhdon ta kryesojë listën e financuesve të Shqipërisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll