Kryemadhi flet për qeverinë anti-mafia, por ka vetëm një kusht që lidhet me Erion Veliajn

Publikuar tek: politike, më 23:11 31-01-2018 Kryemadhi flet për qeverinë anti-mafia, por ka vetëm një kusht që lidhet me Erion Veliajn

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur për formimin e qeverisë anti-mafia, siç është artikuluar kohët e fundit nga Opozita.

Në emisionin, “Arena” në Oranews, Kryemadhi u shpreh se një qeveri e tillë është përfolur por jo me kryeministër Erion Veliajn.

Por në fjalën e saj kryetarja e LSI nuk i ka kursyer kritikat as për kryebashkiakun e Tiranës, duke e akuzuar atë për mënyrën se si ka menaxhuar konçensionet në Bashkinë e Tiranës.

“Çështja e qeverisë anti-mafia që artikulohet, nuk shikoj një qeveri me Veliaj. Unë mendoj se Veliaj ka problemet e veta me Rama brenda Partisë Socialiste, që kanë të bëjnë me grupet e influencave. Pavarësisht se Veliaj nuk e shikoj aq të rrezikshëm sa Rama, të inkriminuar dhe të lidhur me krimin e organizuar. E shikoj më të larguar. Për sa i përket mënyrës së menaxhimit dhe koncesionet....sot ka qenë një absurditet i madh në këshillin bashkiak të Tiranës, donte të jepte bibliotekat e Tiranës me koncesion. Do i bëjnë kafene? Po kthejnë çdo qelizë të shoqërisë shqiptare në koncesion. PS nuk është në pushtet. Është sekti i Rilindjes që është në pushtet”,- tha Monika Kryemadhi.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011675119400024
array(1) { ["section"]=> string(95) "kryemadhi-flet-per-qeverine-anti-mafia-por-ka-vetem-nje-kusht-qe-lidhet-me-erion-veliajn-108660" }