Hapësire reklamuese

Politikë

Kryemadhi firmos live kallëzimin e ri për Inceneratorin e Tiranës

Shkruar nga Newsbomb

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, gjatë një konference për mediat paraditen e kësaj të marte ka firmosur “live” kallëzimin e ri, lidhur me aferën e Inceneratorit të Tiranës, të cilin do e depozitojë ditën e sotme në SPAK.

Kryemadhi e cila ka zhvilluar hetime paralelisht me insitucionet e drejtësisë ka publikuar prova të reja të cilat vërtetojnë abuzimin e qeverisë me rastin e Inceneratorit të Tiranës.  Krah pamjeve të kapura me dron, deputetja tha se Inceneratori i Tiranës u ka marrë 60 milionë euro kompanive të ndërtimit për dherat,  ndërkohë që dherat janë hedhur jashtë Landfillit, jashtë lejes së ndërtimit.

“Kontrata koncesionare ka parashikuar penalitete për firmën private, në rast se ajo nuk përmbushte detyrimet. Penalitetet llogariten në bazë ditore, krahas vjedhjes së përditshme me paratë publike që i jepen koncesionarit, vendimi i Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare për të justifikuar kontratën koncesionare, ka sjell një tjetër dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit në masën 8.5 milionë Euro. Në kohën kur qeveria shqiptare, kur bashkia Tiranë, bëhen shumë agresiv ndaj një qytetari që nuk paguan një gjobë makine, apo detyrimet e ujit dhe të dritave, për këtë kontratë koncesionare miliona Euro të miqve të tyre, qeveria ka zgjedhur të mos arkëtojë deri më tani asnjë nga penalitetet që koncesionari duhet të paguante.

Pas firmosjes së kontratës së inceneratorit të Tiranës, Bashkia Tiranë ndërmori veprime për të detyruar të gjithë ndërtuesit në Tiranë, që dherat e prodhuara nga ndërtimi, të ishin të detyruar ti conin në inceneratorin e Tiranës, kundrejt pagesës. Kjo gjë u denoncua dhe nga kryetari i shoqatës së ndërtuesve, në komisionin hetimor parlamentar. Hetimet e kryera nga Kryemadhi për inceneratorin e Tiranës, nxjerrin në pah, se si, inceneratori i Tiranës ka përfituar 60 milionë Euro nga firmat e ndërtimit për depozitim dherash, ndërkohë që dherat janë hedhur jashtë Landfillit, jashtë lejes së ndërtimit", tha Kryemadhi.

 

Pamjet e kapura me dron Pamjet e kapura me dron

Kryemadhi theksoi se Bashkia e Tiranës ka ndikuar përmes një skeme kriminale, që bizneset private të lidhura me bashkinë, të dërgonin para në llogarinë bankare të Inceneratorit.  Gjithashtu, deputetja tha se Inceneratori i Tiranës, ka marrë pagesat, ndërsa dherat i ka depozituar jashtë lejes së ndërtimit. Sipas saj Bashkia e Tiranës  ka lejuar ndërtim pa leje të 15 ha duke kryer edhe dëm mjedisor, ndërsa në këtë sipërfaqe janë depozituar dhera nga kompanitë e ndërtimit.

"15 Hektarë është harta e depozitimeve jashtë territorit të landifillit; pra inceneratori ka marrë aq shumë pagesa nga kompanitë e ndërtimit, sa vetëm me depozitimet jashtë kufirit  kanë mbushur një sipërfaqe me 15 Hektarë. Edhe liqenet janë bërë tokë", shtoi deputetja.

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese