Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 26 Tetor, 2021
spot_img

Kryemadhi: Fatos Nano ka luajtur bixhoz me lekët e veta, ka qenë i keqi i vetes, Rama i mbylli për ta bërë monopol online

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c2e1f60d24f30093510cdbc19e2a06b0

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e pyetur nga gazetari Lorenc Vangjeli në lidhje me deklaratat e bëra më herët për ish-kryeministrin Fatos Nano, të cilin e ka quajtur “garip”, dhe për ato të bëra së fundi për Ramën, tha se ka një ndryshim mes tyre dhe akteve që kanë ndërmarrë.

Sipas Kryemadhit, nëse Nano luante bixhoz, luante me lekët e veta, ndërsa Rama nuk mund të kosiderohet i mirë pse i mbylli lojerat e fatit, pasi këtë e bëri për ta kthyer në monopol online.

Vangjeli: Dikur ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili luante bixhoz, dhe këtë e di gjithë Shqipëria, ju e quanit garip, ndërsa sot kryeministrin Rama, i cili i mbylli ojerat e fatit, e shani, pse?

Kryemadhi: Po pse i mbylli?

Vangjeli: S’ka rëndësi pse, rëndësi ka që i mbylli. A nuk është edhe ky një progres?

Kryemadhi: Jo nuk është progres. Ky është monopol. Monopolizoi në dorë ligësinë. Pra në qoftë se Fatos Nano ishte i lig për veten dhe familjen e tij, që luante bixhoz, për xhepin e tij, pra ishte i keqi i vetes. Kush luan bixhoz, për mua, ose kush pi alkol e të tjera është i keqi i vetes së vet. Për mua është i keq ai që i nxit të tjerët që të shkojnë drejt asaj rruge. Dhe zotëria në fjalë që thoni ju nuk i mbylli, i monopolizoi në një dorë. Sepse sot mos prisni që njerëzit të shkojnë të futen në dyqan dhe ta shikojnë që ky hyri, sikur të shohin një burrë që shkon në një shtëpi të dritave të kuqe. Ky çfarë bëri? Sot po luan fort që të luhet drejt online-t, pavarësisht se situata ekonomike e të tjera gjëra e bëjnë të pamundur.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img