Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Kryemadhi e thotë PRERË: Unë nuk ja jap votat Lulzim Bashës nëse ai nuk pranon planin tim me 5 pika (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4a9060c0a8f15a22089825ff3c63595e

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka thënë prerë se nëse kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk e pranon në bashkëqeverisje planin e saj me 5 pika për ekonominë, atëherë ajo nuk ja jep votat e partisë.

Sipas saj, plani me 5 pika i LSI-së është i panegociueshëm dhe kreu i PD nëse do të bëjë koalicion paszgjedhor me të, duhet ta pranojë.

Kryemadhi: Unë kam planin tim me 5 pika. Është i panegociueshëm. Nëse Basha nuk e pranon këtë planin tim me 5 pika nuk ja jap votat.

Pyetje: Çfarë do bëni ju? Do rrëzoni qeverinë e Bashës?

Kryemadhi: Çfarë? Jo, unë s’ja jap votat Bashës nëse nuk e pranon këtë plan me 5 pika. Janë të panegociueshme. Ky (Arjon Sulo) le ta mbylli gojën tani dhe të flas unë. Ky s’të lë të mbarosh logjikën dhe bën matematikë. Taksa 5% formalizon ekonominë. Formalizimi i eekonomisë do të thotë që oligarkët që bëjnë transaksione fiktive, do e pësojnë. Formalizim do të thotë më shumë investime në arsim. Do dyfishojmë pensionet duke ia marrë lekët këtyre oligarkëve.  

Programi me 5 pika i LSI

-Çdo fëmijë do ketë në llogarinë e tij 1000$ që kur lind deri në moshën 25 vjeç;

-1% e xhiros do t’i merret 200 kompanive VIP dhe do të shkojnë për arsimin;

-5% e shpenzimeve të çdo familje do të rimbursohet nga shteti;

-Arsimi do mbështetet me 5% të prodhimit të brendshëm bruto;

-Karta e fermerit  tvsh 0 për prodhimet vendase.

Më shumë

spot_img
spot_img