Hapësire reklamuese

Politikë

Kryemadhi e thotë hapur: Nëse dalim me listë të përbashkët me PD, socialistët e zhgënjyer nuk vijnë të votojnë, por rrinë në shtëpi

Shkruar nga Newsbomb
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka thënë përfundimisht se në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021 PD dhe partia e saj do të garojnë në lista të ndara.

Kjo sipas Kryemadhit pasi nëse garojnë me listë të përbashkët, socialistët e zhgënjyer nuk dalin të votojnë, por rrinë në shtëpi, pasi stepen nga PD.

Kjo nënkupton se LSI synon të marrë vota nga ata socialistë që janë të zhgënjyer nga Rama dhe PS në këto 8 vite.

Kryemadhi: Të sinqertë, jam në kontakt me Bashën, i gjithë ekipi, janë në kontakt me njeri-tjetrin, duhet të shohim stilistikën e koalicioneve, por ka një koalicion, që është opozita e bashkuar. Është 1 listë, 2 apo 3 janë kalkulime matematikore që maksimalizojnë të gjitha votat. Ne do të dalim me listën tonë, ndërkohë që PD do të ketë listën e saj, por mund të kemi disa koalicione me dy të panjkohura, që do të përdoret për të maksimalizuar votën. Në disa qarqe po mendojmë të garojmë bashkë për të shmangur konkurencën mes nesh dhe për të maksimalizuar votën.

Vasili: Sipas sondazheve të deritanishme vërehet se në këtë mënyrë me lista të ndara nuk ka maksimalizim votash.

Kryemadhi: Nuk është e vërtetë. Hyrja në një listë PD-LSI bën që socialistët e zhgënyer të rrinë në shtëpi. Ndërsa ndarja jonë bëjnë që socialistët e zhgënjyer të dalin të votojnë. Ne parti e majtë jemi, nuk jemi e djathtë. Ato vota synojmë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll