Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
71 %
1.2kmh
74 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
21 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Kryemadhi e sulmoi në Kuvend, ja ku ishte Etilda Gjonaj (Çfarë tha Soreca në mbledhjen e ambasadorëve të BE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

8fa1143445dfcf0aa081f19af1bbf9e8

Monika Kryemadhi gjatë seancës së sotme të parlamentit sulmoi Etilda Gjonajn për shantazh që sipas saj po u bën gjyqtarëve e prokurorëve. “Nuk po e shoh ministren këtu”, nisi fjalimin e saj Kryemadhi.

Ministrja ju përgjigj këtyre akuzave duke i konsideruar ato si shpifje dhe trillime të pabaza ndërsa tha se aktiviteti i saj në krye të dikasterit të Drejtësisë bazohej në zbatimin e ligjit.

Po ndërsa zhvillohej seanca në Kuvend, ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe ambasadorët e vende të tjera të BE kanë diskutuar me ministren Gjonaj lidhur me zbatimin e reformës një drejtësi.

Ambasadori Soreca nuk ka nguruar madje të vlerësojë ecurinë e deritanishme të reformës, duke evidentuar progresin e madh që është bërë në muajt e fundit.

Etilda.jpg

Postimi i Soreca-s

“Sot Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri priti Ministren Etilda Gjonaj në takimin e përmuajshëm të Ambasadorëve të shteteve anëtare të BE në Shqipëri, për të diskutuar zbatimin e reformës në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit. Ende shumë punë përpara, por shumë progres i arritur në muajt e fundit”, shkruan ambasadori Soreca në profilin e tij në Twitter.

Kjo nuk është hera e parë që përfaqësuesit më të lartë të BE vlerësojnë ecurinë e reformës në drejtësi në Shqipëri. SHBA dhe BE kanë qenë nga mbështetësit kryesorë të kësaj reforme.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img