Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kryemadhi e rrethuar nga fëmijët në panairin e librit: Një vlerë e madhe qytetarisë shqiptare

Shkruar nga Newsbomb

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë sot në panairin e përvitshëm të librit.

Kryemadhi ka publikuar një foto ku shfaqet e rrethuar nga fëmijë të cilët kanë qenë në panair.

“Panairi i përvitshëm i librit padyshim që është një nga vlerat e rralla, që i jep dritë të veçantë zymtësisë së kryeqytetit. Aq më ndriçuese bëhet atmosfera kur në stendat e shtëpive botuese takon fëmijë dhe të rinj të etur për dije e kulturë”, shkruan Kryemadhi.

Sipas saj kjo është një vlerë e madhe e qytetarisë shqiptare, që duhet mbështetur dhe promovuar edhe me politika zyrtare.

Postimi i plotë:

Panairi i përvitshëm i librit padyshim që është një nga vlerat e rralla, që i jep dritë të veçantë zymtësisë së kryeqytetit. Aq më ndriçuese bëhet atmosfera kur në stendat e shtëpive botuese takon fëmijë dhe të rinj të etur për dije e kulturë.

Në vizitën e sotme në panairin e librit u njoha, përveçse me botimet e reja, edhe me shumë qytetarë të rinj e të vjetër, që edhe pse në kushte të vështira ekonomike mbeten miq dhe lexues të librave.

Kjo është një vlerë e madhe e qytetarisë shqiptare, që duhet mbështetur dhe promovuar edhe me politika zyrtare.

Suksesi i këtij panairi tregon qasjen model që shqiptarët kanë me librin, sikundër është kambanë për ne si politikanë që t’i krijojmë lehtësira sidomos të rinjve të jenë sa me pranë librave.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu