Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kryemadhi e bindur: Në 25 prill do dalin të votojnë më shumë se 80% e shqiptarëve, mezi po presin të ndëshkojnë Ramën

Shkruar nga Newsbomb
Kryemadhi e bindur: Në 25 prill do dalin të votojnë më

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur sonte në “Tempora” mëse e bindur se më 25 prill do të ketë një referendum të madh.

Ajo tha se shqiptarët që do të dalin në votime do të jenë mbi 80%, pasi janë të lodhur nga 8 vite qeverisje të Ramës. Më tej Kryemadhi deklaroi se ka dorëzuar në SPAK një tjetër padi lidhur me inceneratorët.  

Kryemadhi: Për shqiptarët këtu do jenë rreth 80% që do votojnë, pjesëmarrja do të jetë masive. Do shkojnë më shumë se 80% e tyre për të votuar. Do shkojnë familjet e varfëra që s’kanë as ndihmë ekonomikë. Të gjithë ata që janë lënë në hije nga kjo qeveri mezi po presin të shkojnë të votojnë. Shqiptarëve në këto 8 vite u janë bërë padrejtësi të madhe. Sot kam firmosur dhe kam dorëzuar në SPAK padinë e dytë për çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Kam shtuar të dhëna të tjera nga ato që kam parashtruar më parë. Kjo është vetëm me majës e ajsbergut, pasi do të vazhdojmë me inceneratorë të tjerë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll