Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Kryemadhi bën denoncimin e fortë: Banditi në Elbasan është kryeprokurori, përdor kriminelët që të mbledhin vota për vëllain. Ka shtypur një grua dhe… (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka hedhur sot akuza të forta ndaj kryeprokurorit të Elbasanit, Kreshnik Ajazi në emisionin ‘Të Pa Ekspozuarit’.

Ajo tha se Kreshnik Ajazi vëllai i kandidatit të PS në këtë qark Besjan Ajazi, po kërcënon dhe shantazhon kriminelët që të bëjnë vota për vëllain e tij.

Kreshnik Ajazi tha Kryemadhi ka dhe probleme me drejtësinë pasi ka shtypur njëherë një grua në gjendje të dehur.  

Kryemadhi: Unë kam bërë fushatë edhe në 2017-n dhe po bëj fushatë edhe tani në 2021-n dhe mund të them që banditi më i madh në qytetin e Elbasanit është kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, i cili është ai që kërcënon banditët dhe i përdor që të mbledhë vota për vëllain e vet, të cilin e ka kandidat për deputet, të tretin në listën e Elbasanit.

Është ai që ka shtypur një grua në gjendje të dehur në Vlorë dhe ka fshehur dokumentet. Është ai që i është dënuar dhe i kërkohet dënim për të atin, për falsifikim dokumentesh dhe intimidon kolegët e tij prokurorë në Fier. Ky është kryebanditi, sepse po të kesh prokurori dhe polici, nuk ke banda në qytet ti.

Pra, ne e dimë shumë mirë që po të ketë Prokurori dhe Polici, nuk ka banda. Ky zotëri ka edhe konflikt interesi, sepse duke qenë kryeprokuror i Elbasanit ushtron presion mbi institucionet, mbi bizneset për të marrë vota për vëllain e tij.

Ti kryebanditin e ke aty, zinxhirin e ke të mbyllur. Unë nuk merrem me spaçatorë, unë merrem me kokën. Spaçatorët ikin e vijnë, shkojnë i ofrohen paguesit të radhës. Preja kokën dhe mbaron puna’.

Më shumë

spot_img
spot_img