Tirana
light rain
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
100 %
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
9 °
Mar
6 °
E premte, 27 Janar, 2023

Kryemadhi bën deklaratën e fortë: SPAKU kërkoi arrestimin e Armando Subashit, por është frenuar!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka reaguar për aksionin e SPAK, lidhur me arrestimet për aferën e inceneratorëve, ndërsa ka publikuar emrat e disa kompanive “fiktive”, sipas saj të përdorura nga inceneratori i Fierit për kostot e fryra.

Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi thotë se para pak muajsh SPAK ka kërkuar masë arresti për Armando Subashin dhe është frenuar. Ajo thekson se drejtësia nuk duhet të veprojë me regji dhe favorizime klineteliste, por me transparencë totale.

Postimi i plotë i Kryemadhit:

Përshëndes veprimet e sotme për inceneratorët. Treguan se faktet që kam bërë publike janë të pamohueshme.

Por, drejtësia nuk duhet të veprojë me regji dhe favorizime klienteliste!

Burime të besueshme tregojnë se para pak muajsh SPAK ka kërkuar masë arresti për Armando Subashin dhe është frenuar. I njejti deformim po ndodh për hetimet e inceneratorit të Tiranës, për të shpëtuar Erion Veliajn dhe kokat e vërteta të aferës së inceneratorëve.

SPAK duhet të godasë në shenjë për inceneratorët, mos të drejtohet sipas sulmeve që vijnë nga kongresi i partisë.

Po monitorojmë çdo veprim të autoriteteve për inceneratorët dhe do të bëjmë çdo gjë që të korruptuarit e qeverisë të njohin ligjin, ndërsa paratë dhe pronat publike t’i kthehen shqiptarëve.

Ndërkohë Prokuroria Speciale ka zbardhur arrestimet që janë zhvilluar sot në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ku mësohet se bëhet fjalë për inceneratorin e Fierit.

Gjatë hetimeve, ka rezultuar se shtetit i është shkaktuar dëm miliona lekë. SPAK thotë se gjykata ka firmosur 10 masa sigurie “Arrest në burg” dhe një masë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit: Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Gentian Zifla, Arjola Kodra, Enver Sheshi, Robert Shabani, Regan Merdani, Luran Dusha, Arben Dervishaj dhe Giusepe Ciafalone.

Lexo edhe: SPAK zbardh arrestimet: Miliarda lekë dëm shtetit, pronarët e inceneratorëve korruptuan zyrtarët, lëshuan fatura fiktive (E PLOTË)

Më shumë


spot_img








spot_img