Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Kryemadhi bën deklaratën e fortë: Sa harxhon Rama në fundjavë me kokainë, s’ka bërë gjithë shkolla e fëmijëve të mi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur e vendosur që pas 25 prillit drejtësia do të vendoset në vend dhe të gjithë ata që kanë abuzuar këto vite do të gjykohen.

Këtë e premtoi gjatë intervistës me gazetaren Sonila Meço, me argumentin se “do që fëmijët e saj të qendrojnë në Shqipëri”.

E pyetur në lidhje me fëmijët dhe shkollën e tyre jashtë vendit, Kryemadhi tha se “sa harxhon Rama me kokainë në fundjavë, s’ka bërë shkolla e fëijëve të saj”.

Pyetje: Është e vendosur LSI t’i shkojë deri në fund premtimit që ata që kanë gabuar para jush do i kenë dosjet e kopsituara për të shkuar para drejtësisë?

Kryemadhi: Po e them këtë jo për ty, as për vota, po e them për shqiptarët, po e mbajmë premtimin sepse dua që fëmijët e mi të jetojnë këtu.

Meço: Fëmijët tuaj do jetojnë këtu? Sepse është thënë shpesh që jo jetojnë jashtë, jo e bëjnë shkollën jashtë…

Kryemadhi: Mos u merrni shumë me fëmijët e mi, të mos merren me ta. Bora, Era dhe Besi janë në Tiranë, të shohin TIMS-in. Të deklarojë Rama paratë e kollareve dhe pjeshkave të tij në fillim. Sa harxhon ai në “ëeekend” me kokainë bën e gjitha shkolla e fëmijëve të mi, që janë të gjitha të deklaruara. Por do të them një gjë, unë dua që fëmijët e mi të jetojnë këtu dhe ta duan vendin. Siç e kam dash unë nonën dhe babën tim, ashtu më duan dhe ata mua, duan familjen duan rrethin familjar. I shërbejnë familjes, nuk i rrahin prindërit. Jam krenare për fëmijët e mi, se jo vetëm që nuk i kam pasur problematikë, por mëkanë mbështetutr për të arritur deri tani. Janë 45 mijë shqiptarë që studiojnë në Londër, çfarë të keqe ka? Të shohin udhëtimet që bëjnë këta zyrtarët atë të bëjnë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img