Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pas zgjedhjeve të 25 prillit nuk ka qenë shumë aktive si në aspektin politik ashtu dhe jetën publike.
Pak ditë pas zgjedhjeve ajo udhëtoi për në Amerikë, ndërsa më pas u shfaq në krah të presidentit Ilir Meta në Budapest, në ceremoninë e vendosjes së statujës së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Edhe pse sot është një ndër ditët më të rëndësishme për komunitetin mysliman, ka munguar urimi i Kryemadhit për Festën e Kurban Bajramit. Gjithashtu pak më parë LSI njoftoi se në orën 11:00, Endrit Braimllari dhe jo Kryemadhi do të vizitojë Komunitetin Mysliman.
“Ne orën 11.00, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari do të jetë në Komunitetin Mysliman për të uruar festen e Kurban Bajramit dhe në 11.30 tek Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve”, thuhet në njoftimin e LSI.