Tirana
clear sky
15 ° C
15 °
15 °
47 %
1.5kmh
0 %
Mër
15 °
Enj
17 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
20 °
E mërkurë, 21 Prill, 2021
spot_img

Kryemadhi ashpërson tonet: Rama do shtypet si mizë, do zhduket si specie nëse prek djemtë dhe vajzat…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim elektoral në Njësinë Nr.2 në Tiranë.

Qindra simpatizantë kanë qenë të pranishëm, e kanë thirrur “Rama ik”, teksa Kryemadhi ka marrë fjalën.

Kryetarja e LSI ka ashpërsuar tonet, teksa ka thënë se Rama “do të shtypet si mizë” nëse prek vajzat dhe djemtë e shqiptarëve, megjithatë ajo u shpres se si qytetarë europianë, mbështetësit e LSI do ta largojnë me votë.

“Rama ka ikur, por Rama do iki në 25 prill me votën tuaj, se ne dimë të tregojmë që jemi qytetarë europianë. Ne dimë të tregojmë dhe anën tjetër të monedhës, që nëse Edi Rama kërkon të cënojë djemtë dhe vajzat, ai jo vetëm që do të shtypet si një mizë, por do të zhduket si specie që Shqipëria të mos shohë më racë të tillë që shet Shqipërinë dhe djemtë e saj”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img