Hapësire reklamuese

Politikë

Kryemadhi ankim në GJKKO për sekuestron e vendosur nga SPAK, mbahet sot seanca

Shkruar nga Newsbomb
Kryemadhi ankim në GJKKO për sekuestron e vendosur nga SPAK, mbahet

Sot mbahet seanca në Gjykatën e Posaçme për deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.

Kryemadhi ka bërë ankim në Gjykatën e Posaçme për sekuestron e vendosur nga ana e SPAK të cilën deputetja e kundërshton. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për pasuri apo send në emër të saj.

Mësohet se seanca po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme nga gjyqtari Erjon Çela dhe prokurorin e posaçëm Sotir Kllapi. Kryemadhi nuk është paraqitur në seancën e kësaj të enjte, por përfaqësohet nga avokati Redi Llanaj.

SPAK ka nisur më herët verifikim në lidhje me një kallëzim për disa ndërhyrje estetike që ka kryer Kryemadhi ndërsa nuk ka deklaruar pagesat që ka kryer.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese