Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Kryejnë pastrimin e parave”, Tabaku propozon projektligjin: Gjashtë në dhjetë kompani s’kanë burime financimi për të ndërtuar

Shkruar nga Newsbomb
“Kryejnë pastrimin e parave”, Tabaku propozon projektligjin:

Deputetja  e Partisë Demokratike, Jorida  Tabaku ka propozuar projektligjin për të luftuar pastrimin e parave në vend.

Përmes një postimi në “Facebook”, Tabaku thotë se 6 në 10 kompani ndërtimi nuk kanë burime financimi për të ndërtuar dhe sipas saj dyshohen që kanë janë kompani që kryejnë pastrimin e parave.

Më tej ajo thotë se sipërfaqja e ndërtimeve në Tiranë rritet me 17% për çdo vit dhe vetëm për vitin e fundit janë rritur me 1.46 mln metra katrorë lejet e ndërtimit.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

Lufta kundër pastrimit të parave kërkon vullnet politik. PD e ka, po mazhoranca?

Në kuvend për të propozuar nismat për të luftuar pastrimin e parave:

E pabesueshmë që 6 në 10 kompani ndërtimi nuk kanë burime financimi për të ndërtuar, dyshohen që kanë janë kompani që kryejnë pastrimin e parave.

Një problem që është relatuar me shqetësim dhe nga Prokurori I Përgjithshëm Olsian Çela pikërisht në Komisionin e Ligjeve.Përvit sipërfaqja e ndërtimeve në Tiranë rriten me 17% për çdo vit dhe vetëm për vitin e fundit janë rritur me 1.46 mln metra katrorë leja e ndërtimit.

Guvernatori, në një përgjigje ndaj meje, është shprehur se financimi vjen nga burime alternative. Kjo në gjuhën popullore do të thotë që financimi është nga para jashtë sistemit banker.

Pikërisht, kjo duhet frenuar. Projektligji që propozoj angazhohet në këtë pikë.

Parlamenti duhet të shprehet për këtë situatë dhe duke të ngrejë disa mekanizma që janë të nevojshëm. Ne nuk mund të tolerojmë që 60% e kompanive të mos kenë të verifikueshme të ardhurat që justifikojnë ndërtimin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed