Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kryeinspektori i Përgjithshëm i zemëruar me qeverinë dhe privatin: Ankohen se po i ikin punëtorët por me këto rroga...

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_264529" align="alignnone" width=""]Shkelqim Hajdari, Inspektori i Pergjithshem [/caption]

Shkëlqim Hajdari, Kryeinspektori i Përgjithshëm i cili është përgjegjës për të gjitha inspektoriatet e tjera të shtetit, i ka bërë thirrje bizneseve private dhe shtetit, që të bëhen më të përgjegjshëm dhe të rrisin rrogat për punëtorët sepse në të kundërt Shqipëria për shumë pak kohë do të mbesë pa zantçinj dhe profesionistë.

Sipas Hajdarit, rrogat që marrin punëtorët si tek privati ashtu edhe në shtet, nuk janë të mjaftueshme as për të mbajtur familjet e tyre në një minimum jetik.

Kryeinspektori me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, theksoi se punëmarrësit nuk duhet të ankohen se përse punëtorët e tyre po ikin jashtë shtetit, por duhet të bëhen më të përgjegjshëm dhe t'i mirëkuptojnë punëtorët me pagat e vogla që ata i japin.

Kujtojmë se posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm është përgjegjës për të gjitha inspektoratet e tjera dhe është në varësi të kryeministrit.

Postimi në Facebook:

Kohet e fundit, shume punemarres, drejtues kompanish e shoqeri private bisnesi, ankohen se po i ikin jashte shtetit, punetoret e tyre. E kuptoj shqetesimin e tyre, por ato duhet ti mirekuptojne punetoret e tyre qe largohen, sepse rrogat qe marrin ato tek privati dhe tek shteti( 20.000- 40.000leke), nuk jane te mjatueshme per te mbajtur familjet e tyre ne minimum jetik. Ndaj bisnesi dhe shteti, duhet te behen te pergjegjshem ,se nese nuk e marrin seriozisht kete situate, shqiperia do te mbese pa sanitare, elektriciste, saldatore, fermere, sanitare, kamarjere, infermjere, karpentiere, tornitore, dmth pa njerez qe punojne. Nga jashte, mos prisni te vij njeri me keto rroga qe paguhen ketu....,as nga Bangladeshi mos prisni! Behuni gati te punoni e drejtoni vete njekohesisht ju dhe sidomos zyrtaret e ketij vendi. 

cimi.jpg

Kryeinspektori i Pergjithshem, Shkelqim Hajdari 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu