Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
77 %
1kmh
65 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
19 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Kryegjyshata Bektashiane i pengoi ekspeditën, misioni arkeologjik vazhdon gërmimet në Hadrianopolin e lashtë, flet arkeologu

spot_img

Lajme të ngjashëm

Misioni arkeologjik shqiptaro-italian me në krye drejtues të punimeve profesor Dhimitër Çondin, ka nisur një ekspeditë kërkimore në Luginën e Drinosit në Gjirokastër dhe në zonën e Melanit.

Mirëpo gjatë ekspeditës u raportua se misioni arkeologjik është penguar nga institucioni i Kryegjyshatës Bektashiane pasi Kryegjyshata pretendonte pronësinë e zonës ku po bëheshin gërmimet kërkimore.

I kontaktuar nga neësbomb.al, drejtuesi i misionit arkeologjik, Profesor Dhimitër Çondi u shpreh se çdo konflikt është zgjidhur dhe ekspedita kërkimore në Melan ka filluar punën sërish brenda ditës.

Sipas Profesor Çondit Kryegjyshi bektashian, Baba Mondi ka kërkuar një njoftim dhe një dokument zyrtar ku dëshmohej misioni i ekspeditës kërkimore. Ai theksoi se pas paraqitjes së dokumentacionit zyrtar nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe nga Ministria e Kulturës, procesi i gërmimit ka vazhduar normalisht.

‘U zgjidh problemi, Baba Mondi kërkonte një njoftim zyrtar nga ana e institucioneve në mënyrë hiearkike pra nga Këshilli Kombëtar i Arkeoologjisë dhe nga Ministria e Kulturës. Kryegjyshata kishte pretendimin se janë pronarë të asaj zone ku po bëheshin gërmimet dhe kërkuan një njoftim zyrtar për punën e ekspeditës. Brenda ditës u zgjidh problem dhe gërmimet vazhdojnë’, u shpreh drejtuesi i ekspeditës kërkimore italo-shqiptare, profesor Dhimitër Çondi.

Në zonën e Melanit pranë Gjirokastrës ndodhet Kalaja e Paleokastrës ku misioni arkeologjik italo-shqiptar i drejtuar nga Profesor Dhimitër Çondi janë duke zhvilluar një ekspeditë kërkimore përsa i përket zbulimeve dhe sondazheve topografike si dhe vendbanimeve helenistike në luginën e Drinosit si dhe në qytetin antik të dikurshëm të Hadrianopolit.  

Më shumë

spot_img