Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Kryediplomati serb takon Infantinon për Flamurin: Pavarësisht se është Futboll, ne nuk tërhiqemi nga Kosova (DEKLARATA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Dadiç komentoi në rrjetet e tij sociale për flamurin e Serbisë me Kosovën brenda në dhomat e zhveshjes së futbollistëve serbë përpara ndeshjes me Brazilin dy netë më parë dhe ankesën që ka bërë Kosova në FIFA për këtë çështje.

Ministri i Jashtëm i Serbisë ka postuar në faqen e vet edhe foton me flamurin dhe një foto ku ai është takuar me Gianni Infantinon, president të FIFA. Dadiç në postimin e tij thotë se nuk do të dorëzohen asnjëherë, pavarësisht se bëhet fjalë për futboll.

“Me Gianni Infantino, sigurisht nuk ndaj të njëjtat pikëpamje në anëtarësimin e plotë të shtetit të vetëdeklaruar Kosovë në organizatën e FIFA, dhe ia përsërita këtë Infantinos mbrëmjen që luajtëm me Brazilin.

Ndërkohë që Kupa e Botës është duke u zhvilluar në Katar, e ashtuquajtura Federatë e Kosovës del në pah duke paditur Serbinë në FIFA për një foto që tregon flamurin serb me kufijtë e Kosovës dhe Metohisë dhe me mesazhin “Nuk dorëzohemi” në dhomat tona të zhveshjes.

Zyrtarët e Federatës së Kosovës e kanë përshkruar këtë një akt shovinismi dhe agresioni, madje shpeshherë ata janë shqetësuar edhe nga përshëndetja jonë me tre gishta…Le tu bëjmë të qartë atyre se për ne Serbët nuk do të ketë asnjëherë dorëzim, pavarësisht se është futboll apo pavarësia e vendit tonë” shkruan Dadiç në rrjetet e veta sociale.

Flamuri serb në dhomat e zhveshjesh ka shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale. Ndërkohë që Kosova u ankua zyrtarisht në FIFA duke e konsideruar këtë akt josportiv, provokues dhe shovinist.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ivica Dačić (@ivica.dacic.rs)

Më shumë


spot_img









spot_img