Hapësire reklamuese

Politikë

Kryebashkiakut të Gramshit i hakerojnë faqen zyrtare: Janë persona anonim, mos më shkruani në "messenger"

Shkruar nga Newsbomb
Kryebashkiakut të Gramshit i hakerojnë faqen zyrtare: Janë

Faqja zyrtare e Kryebashkiakut të Gramshit Klodian Taçe është hakeruar/vjedhur nga persona anonim. Këtë e pohon dhe vetë Taçe, i cili shkruan në një profil tjetër që administrohet prej tij për hakerimin e faqes zyrtare.

Për të shmangur çdo keqkuptim, kryebashkiaku socialist u thotë qyterarëve të vetë të shmangin çdo keqkuptim në "messenger".

"Prej ditës së sotme, ''Klodian Taçe-Faqja Zyrtare'' është vjedhur (hacked) nga persona anonim. Deri në momentin që do arrijmë t'ë rimarrim kontrollin e faqes, të gjitha komunikimet zyrtare, do publikohen te profili im personal dhe te faqja e Bashkisë Gramsh.

Për të evituar çdo keqkuptim ju lutem të shmangni komunikimet dhe mesazhet nga messenger-i i faqes ''Klodian Taçe - Faqja Zyrtare'', shkruan kryebashkiaku Klodian Taçe në rrjetin social "Faceboook".

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu