Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
53 %
2.6kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
32 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kryebashkiaku Veliaj jep çelësat e tre shtëpive të reja në Baldushk: Po bëjmë lagje të qendërzuara në Baldushk, Ndroq, Vaqarr, Pezë dhe Zallher

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

707217f0d7392fe65bf2a8ce01df4121

Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit, shumica e familjeve të prekura nga fatkeqësia natyrore në Baldushk janë strehuar në shtëpitë e reja, të rindërtuara.

Hekuran Balla, Shyqeri Shabani dhe Alfred Tresa nga fshatin Balshaban morën çelësat e banesave të reja nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS. Veliaj tha se me gjithë vështirësitë që shkaktoi pandemia, puna me rindërtimin nuk është ndalur dhe shumë familje e festuan vitin e ri në shtëpitë e sapondërtuara.

“Tërmeti na rrëzoi vërtet, një pjesë e Shqipërisë u shkatërrua, një pjesë e zemrave tona u thye, por pyetja është: do rrimë në gjumë, apo do ngrihemi në këmbë? U ngritëm në këmbë! Fakti që krijuam një aleancë shumë të madhe me Qeverinë, me Parlamentin, me njësitë administrative, me bashkitë, inxhinierët, kompanitë, për rindërtimin, është mbresëlënës”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku shtoi se, edhe në Baldushk do të rindërtohet një lagje e re për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti. Ndërsa, për ata që nuk duan të transferohen në lagjet qendërzuara, të cilat po ngrihen edhe në njësitë Ndroq, Vaqarr, Pezë e Zallher, Veliaj tha se janë miratuar pagesat ‘cash’ të rindërtimit.

“Kemi miratuar një listë me 450 familje, të cilat mund t’i marrin paratë ‘cash’ – nëse janë në një zonë periferike dhe thonë ‘kam punuar në ndërtim në Greqi, Itali apo në Shqipëri, dhe mund ta bëj vetë shtëpinë’, paratë i japim ne dhe ata mund ta ndërtojnë menjëherë vetë. Lajmi shumë i mirë është se edhe në Baldushk po bëjmë një lagje m’u në qendër të njësisë, pranë rrugës kombëtare, afër spitalit, kopshtit dhe shkollës. Familjet kanë mundësinë e shkëlqyer të marrin shërbimin, pa e humbur pronën e tyre. Ndaj, i ftoj këta qytetarë që, nëse shohin emrin në listë, të vetëofrohen dhe të vendosin nëse do t’i marrin paratë ‘cash’ dhe ta ndërtojnë vetë shtëpinë e tyre, apo nëse duan të marrin një shtëpi në lagjet e reja që po krijojmë në Baldushk, në Ndroq, në Vaqarr, në Pezë dhe në Zallher”, deklaroi Veliaj.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img