Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Kryebashkiaku Veliaj dhe homologu hungarez Karácsony përurojnë në Budapest bustin e Skënderbeut: Përtej zhurmës dhe histerisë, janë veprat ato që mbeten

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përuroi sot së bashku me homologun e tij të Budapestit, Gergely Karácsony,  bustin e heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Një dhuratë nga Bashkia Tiranë për qytetin e Budapestit, që është vendosur përballë bustit të bashkëkohësit të tij, heroit të Hungarisë, Janosh Huniadit.

Veliaj e cilësoi këtë të sotmen një ditë të shkëlqyer për marrëdhëniet mes Hungarisë dhe Shqipërisë.

“Një ditë e mirë për marrëdhëniet mes dy vendeve. Kombet që nuk dinë nga kanë ardhur, nuk dinë as se ku po shkojnë. Në finale, përtej zhurmës dhe histerisë, janë veprat ato që mbeten. Sfida për gjeneratën tonë është të lëmë vepra, të mos merremi me llafe, të mos i bëjmë stërkëmbësha njeri-tjetrit, mos të pengojmë progresin por të lëmë pas diçka që do të mbetet. Është dashur 20 vite për të mbërritur te kjo ditë. Një iniciativë që ka nisur që në kohën e Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës me kryetarin e Bashkisë së Budapestit atëherë. Më vjen mirë që Bashkia e Tiranës e lë një vepër që do të mbetet këtu në Budapest”, u shpreh Veliaj.

Më shumë

spot_img
spot_img