Kryebashkiaku socialist i Lezhës ka reaguar pas incidentit të rëndë elektoral me një të vdekur dhe tre të plagosur në Elbasan.
Ndreu ironizon kreun e shtetit Ilir Meta, duke thënë se “i mbyllet goja kur autori i një ngjarje të rëndë del nga porta e opozitës”.
“Kur autori i nje ngjarje te rende del nga porta e opozites, presidentit tone i mbyllet goja dhe nuk permend sfurqet dhe trimerite e tij butaforike qe nuk ja njeh askush! Nuk i prishet qetesia as kur vrasin nje ish mik te tij, as kur plagosin policen, askend”, shkruan Ndreu në Facebook.
Autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit dyshohet të jetë Arbër Papleka, shoqëruesi i Gazment Bardhit. Nrësa Xhuvani ka qenë në të kaluarën ish-drejtor i LSI-së.
