Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
19 %
4.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Kryebashkiaku socialist i dënuar në Greqi, reagon PD: Lajm i mirë! Një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike reagon për vendimin e publikuar sot për kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismailaj. Sipas dokumentit që Prokuroria i dërgonte KQZ, bëhej me dije se Ismailaj është dënuar në Greqi me 3 vite burg dhe këtë dënim e ka fshehur në formularin e vetëdeklarimit.

Përmes Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, PD e konsideron këtë një “lajm të mirë”, dhe një “burgaxhi i Edi Ramës” që largohet nga qeverisja. Ka qenë pikërisht Partia Demokratike që ka denoncuar 1 vit e gjysmë më parë Qerim Ismailajn.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Sot kemi një lajm të mirë! Një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja. Megjithëse me 1 vit e gjysëm vonesë, u provua vërtetësia e qendrimit të Partisë Demokratike se Kryebashkiaku ilegjitim i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, është i dënuar me burg në Greqi dhe se ai e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Qerim Ismailaj është produkt politik i Edi Ramës, njësoj si mbi 20 kriminelë të tjerë që ai i futi në parlament, i emëroi në bashki dhe vazhdon me ta bashkëqeverisjen për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe bashkë me to, edhe votën e tyre. 

Megjithatë, përballë të vërtetës, Edi Rama është i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët që e sollën në pushtet. Herët apo vonë, edhe ai vetë do të përballet me drejtësinë! E vërteta vonon, por nuk harron!

Më shumë

spot_img
spot_img