Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Kryebashkiaku Leli bllokoi derën e Teatrit, anëtari i Këshillit Bashkiak: Po pengohen të zgjedhurit e qytetarëve të kryejne detyrën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti dhe anëtari i Këshillit Bashkiak Anduel Tahiraj ka folur për mediat, pasi kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli i ka kthyer përgjigje Këshillit të Bashkisë dhe i njofton se mbledhja duhet të zhvillohet online siç janë bërë gjatë gjithë kohës, pasi sipas tij, nga pandemia grumbullimet janë të ndaluara.

Tahiraj për median është shprehur se mbledhja ishte caktuar sot pasi sot hynë në fuqi dhe urdhëri i ri i Komitetit Teknik të Ekspertëve që lejon mbledhjet deri më 50 persona.

“Natyrisht që Këshilltarët kanë ndjekur me përpikshmëri udhëzit, por sot hynë në fuqi vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve nga 10 deri në 50 ne kemi marrë të gjitha masat dhe do të zbatohej portokolli i masave anti-Covid.

Ne i kemi kërkuar në mënyrë të vazhdushme takimin dhe prandaj donim një ballafaqim. Qëllimi është që ne si organi i përfaqësueseve të Vlorës kemi përgjegjësinë morale të mbështesim. Natyrisht që shqetësimet tona prej shumë kohësh kanë qenë në vesh të shurdhët. Po pengohen të zgjedhurit e qytetarëve të kryejne detyrën.

Shembulli është se Këshilltarëve u është mbyllet dera duke dhunuar të drejtën dhe lirinë e fjalës që të jep demokracia. Do të përdorim të gjitha instrumentet e kontrollit/auditimit që ka Këshilli për të garantuar llogaridhënien,” tha Tahiraj ndër të tjera.

LEXO EDHE: Socialistët e Vlorës duan t’i bëjnë “gjyq” para Edi Ramës, Dritan Leli u përgjigjet këshilltarëve: Mbledhjen ta bëjmë online, se grumbullimet nuk lejohen!

Më shumë

spot_img
spot_img