Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
87 %
2.1kmh
100 %
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
10 °
Mar
8 °
E premte, 27 Janar, 2023

Kryebashkiaku i Skraparit jep lajmin e mirë: Zhbllokohet buxheti i qytetit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë qytetarët e këtij qyteti.

Spahiu me anë të një statusi në ‘Facebook’ shprehet se është zhbllokuar buxheti i bashkisë për vitin 2019.

Ai falënderon Ministrisë e Financave që mundësoi vijimin e Veprimtarisë Financiare me 1/12 e buxhetit Faktik si dhe është mirënjohës ndaj banorëve për përkrahjen.

Postimi i plotë:

Të nderuar banorë të Skraparit! Më lejoni të ndaj me ju, lajmin e mirë se situata e Buxhetit për vitin 2019 për Bashkinë tonë mori një zgjidhje. Duam të falenderojmë edhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë që më në fund, mundësoi vijimin e Veprimtarisë Financiare me 1/12 e buxhetit Faktik të vitit paraardhës duke respektuar ligjin. Mirënjohje dhe Falenderim ndaj çdo banori të Skraparit që na ka përkrahur e mirëkuptuar gjatë gjithë kësaj kohe. Kryetari i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu.

Më shumë


spot_img








spot_img