Kreu i bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë qytetarët e këtij qyteti.
Spahiu me anë të një statusi në 'Facebook' shprehet se është zhbllokuar buxheti i bashkisë për vitin 2019.
Ai falënderon Ministrisë e Financave që mundësoi vijimin e Veprimtarisë Financiare me 1/12 e buxhetit Faktik si dhe është mirënjohës ndaj banorëve për përkrahjen.
Postimi i plotë:
Të nderuar banorë të Skraparit! Më lejoni të ndaj me ju, lajmin e mirë se situata e Buxhetit për vitin 2019 për Bashkinë tonë mori një zgjidhje. Duam të falenderojmë edhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë që më në fund, mundësoi vijimin e Veprimtarisë Financiare me 1/12 e buxhetit Faktik të vitit paraardhës duke respektuar ligjin. Mirënjohje dhe Falenderim ndaj çdo banori të Skraparit që na ka përkrahur e mirëkuptuar gjatë gjithë kësaj kohe. Kryetari i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu.