Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

‘Kryebashkiaku i Matit me precedentë penalë’, KQZ: Malaj është dënuar në 1999

spot_img

Lajme të ngjashëm

e0d28d7193dc4a2fc1432201633d74b9

Kryebashkiaku i PS në Mat Agron Malaj ka qenë i dënuar më parë, thuhet në një denoncim të bërë nga PD ditën e sotme, e cila kërkoi që prokuroria të hetojë të shkuarën kriminale të tij.

Pas denoncimit KQZ ka verifikuar formularin e vetëdeklarimit të Malajt ku thuhet se kryebashkiaku në formular ka deklaruar një vendim të gjykatës së Matit, ku tregon se është dënuar në 1999.

KQZ shprehet se në Maj të 2019 ka kërkuar info nga zyra e  gjendjes gjyqësore e cila e ka konfirmuar vendimin.

Kujtojmë se pas kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj, PD në një deklaratë për shtyp përmes Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi akuzoi Malajn, një tjetër kandidat të PS, si të dënuar dhe kërkoi që prokuroria të hetojë të shkuarën kriminale të tij.

Disa ditë më parë Ismailaj rezultoi se ishte dënuar me 3 vite burg nga Prokuroria e Athinës, për dhunim dhe plagosje.

 Ndërkaq Malaj, ishte komando e një grupi të Gardës në ngjarjen e 21-janarit ku mbetën të vrarë 4 qytetarë, në protestën e organizaur nga PS. FORMULARI I VETËDEKLARIMIT

 

Më shumë

spot_img