Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
34 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Kryebashkiaku i Mallakstrës në detyrë, PD i drejtohet KAS pë vendimin e KQZ: Të shfuqizohet, është në kundërshtim me ligjin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike i ka dërguar sot një kërkesë ankimore Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, ku kërkon shqyrtimin e vendimit të KQZ për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj, që e la këtë të fundit në detyrë.

Në këtë kërkesë, PD thekson se vendimarrja e KQZ është në kundërshtim me ligjin, pasi Ismailaj është dënuar me vendim të prerë në shtetin grek dhe i ndalohet kandidimi në zgjedhje. Partia Demokratike kërkon nga KAS shfuqizimin e vendimit të dhënë nga KQZ.

“Kaq informacion do të ishte i mjaftueshëm për KQZ për të vërtetuar që i zgjedhuri vendor është në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për të zgjedhur, në momentin që subjekti deklarues ka kandiduar në zgjedhjet për organete qeverisjes vendore të vitit 2019.

Këto dispozita e lidhin ndalimin për kandidim dhe zgjedhje vetëm me masën e dënimit penal të subjektit të deklarimit dhe jo me llojin e veprës penale apo me kovertimin e veprës së kryer në një shtet të huaj me atë të parashikuar nga legjislacioni penal i vendit tonë”, shkruhet në kërkesë.

Kujtojmë se më herët Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që Ismailaj të mbajë postin e Kryebashkiakut të Mallakastrës pasi në Shqipëri sipas depozitave ligjore për kundravajtjen do të dënohej vetëm me gjobë.

Më shumë

spot_img
spot_img