Hapësire reklamuese

Politikë

Kryebashkiaku i Mallakastrës sqaron dënimin: Nga dëshira e tepruar e moshës bleva makinë me letra false

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, rezulton i dënuar në Itali. Në formularin e vetëdeklarimit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, ai deklaron se ka jetuar për rreth 10 vite në Itali. Dënimi i është bërë në vitin 1995.

Pyetjes së formularin nëse “keni qenë ndonjëherë nën hetim ose gjykim nga një autoritet i huaj”, Kapllanaj i përgjigjet me “PO”.

Ai sqaron se organi procedues është Tribunali i Firencez në shtetin fqinj dhe ngjarja ka ndodhur më 26.07.1995, ndërsa vendimi i gjykatës është dhënë më 07.04.2003. Dënimi i dhënë nga drejtësia italiane është ai me kusht.

Por, në një reagim në Facebook, Kapllanaj thotë se shkoi në Itali si të gjithë shqiptarët për arsye emigrimi, ndërsa dëshira për të pasur një makinë, kishte bërë që të merrte atë me dokumente të falsifikuara. Kapllanaj shkruan në reagim se këtë rreng ia kishte punuar një shtetas italian, pa qenë në dijeni.

“Si shumë shqiptarë të tjerë, në vitin 1991, mes shumë vështirësive, emigrova në Itali, ku jetova 10 vjet, gjer në vitin 2000. Në vitin 1995, pasi kurseva disa para nga puna dhe për shkak të moshës së re që kisha, bleva një makinë të përdorur në Firenze. Sigurisht që padituria apo edhe dëshira e tepruar e moshës, për të patur makinën, më shtyu në nxitim ta blija nga një individ italian, i cili dokumentet e makinës i kishte të falsifikuara. Iu gëzova makinës së blerë, pa ditur, për rrengun që më ishte punuar”, shkruan ai.

Kapllanaj sqaron se më 26 korrik të vitit 1995, është ndaluar nga një patrullë e policisë rrugore atje, ku rezultoi se dokumentet ishin të falsifikuara. Teksa deklaron se dënimin e tij e kishte marrë vesh vetëm vitin e shkuar, Kapllanaj thotë se nga kërkimet rezultoi se ishte dënuar me dy vite burgim të pezulluar dhe 200 euro gjobë, raportn "Ora News".

“Një ditë më vonë, u ndodha pa makinen e blerë dhe pa lekët e kursyera që kisha paguar për ta blerë këtë makinë. Vazhdova të qëndroj e të punoj në Itali deri në vitin 2000, kur u ktheva në Shqipëri përgjithnjë. Më vonë rashë në dijeni se autoritetet policore italiane më kishin proceduar për atë incident, që në vitin 1995. Megjithëse unë kam jetuar në Itali në atë periudhë, nga viti 1995 deri në vitin 2000 nuk kam qenë në dijeni dhe nuk kam njoftuar se si kishte rrjedhur çështja.

Vitin e kaluar, teksa ishte duke u diskutuar çështja e dekriminalizimit, bëra kërkimet përkatëse dhe më rezultoi se në vitin 2003, pra plot 8 vjet nga ai incident dhe 3 vjet pasi unë kisha lënë përfundimisht Italinë, ndaj meje ishte dhënë një vendim dënimi me dy vjet burgim të pezulluar (që nuk vuhet nëse nuk bën shkelje) dhe me 200 euro gjobë”, thotë ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.