Tirana
overcast clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
100 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Kryebashkiaku i Himarës falenderon Lamen: Për një dekadë, na dha ekspertizë dhe zgjidhje për sa e sa problematika

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro ka falenderuar Artan Lamen, i cili u largua nga detyra si shef i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Goro me anë të një postimi në rrjetet sociale falenderon Lamen duke thënë se ai bashkë me stafin e tij i kanë dhënë zgjidhje shumë problematikave.

“Artan Lame prej disa vitesh drejtoi institucionin Kadastra Shqiptare duke na ofruar së bashku me stafin e Tij në Himarë, jo vetëm një ekspertizë profesionale për sa e sa problematika të pazgjidhshme prej një dekade, por edhe zgjidhje.

Ndaj në emrin e shumë e shumë banorëve të Bashkia Himarë, të cilët tashmë kanë jo vetëm zgjidhje juridike për pronat e tyre, por edhe posedojnë edhe Çertifikatat e Pronësisë, dëshiroj ta falenderoj publikisht z. Lame. E gjitha kjo për dedikimin e Tij profesional në gjithë këto kohë që patëm mundësi të punojmë së bashku” shkruan Goro në postimin e tij.

Faleminderit Tani!


Më shumë