Hapësire reklamuese

Politikë

Kryebashkiaku i Fierit thirret në SPAK, Armando SUBASHI prej 3 orësh në zyrat e prokurorëve specialë (Dëshmon dhe deputeti i PS)

Shkruar nga Newsbomb
Kryebashkiaku i Fierit thirret në SPAK, Armando SUBASHI prej 3 orësh

Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi është duke u marrë në pyëtje këtë të premte nga Prokuroria Speciale SPAK, mëson newsbomb.al. Prej afro 3 orësh Subashi është duke dëshmuar para prokurorëve në lidhje me veprimet e tij për impiantin e mbetjeve në Fier.

Hetimet e SPAK për aferën e inceneratorëve kanë nisur prej muajsh dhe aktualisht në burg është ish-ministri Lefter Koka, ndërsa janë shpallur në kërkim dy pronarët e kompanive. Edhe gjatë kësaj jave janë marrë në pyetje disa persona që kanë lidhje me këto inceneratorë.

Në zyrat e SPAK është parë mesditën e sotme dhe kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi, i cili ka më shumë se 2 orë e 30 minuta që po jep dëshminë e tij, për veprimet e institucionit që drejton. Lajmi për hetimet për inceneratorin e Fierit dhe pyetjen e Armando Subashit është konfirmuar dhe nga vetë SPAK.

Nuk dihet ende nëse për Subashin ka ndonjë akuzë apo ai po pyetet vetëm si drejtues i Bashkisë së Fierit, institucion që sipas administratorit të inceneratorit "Integrated Technology Waste Treatment Fier" çon mbetjet në këtë impiant.

Paralelisht me hetimet e SPAK, Kuvendi ka ngritur një Komision Hetimor për inceneratorët dhe sot ka dëshmuar administratori i Fierit, Loran Dusha.

Gjithashtu, në pyetje në SPAK është marrë dhe deputeti socialist Alqi Bllako. Ky i fundit ka dhënë dëshminë e tij për kohën kur ka qenë sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, për kohën kur janë dhënë kontratat e inceneratorëve.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu