Tirana
scattered clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
40 %
Mër
16 °
Enj
16 °
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Kryebashkiaku i Dropullit flet për situatën e zjarrit: Janë djegur kullotat, s’kemi ende një bilanc, vijon puna…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Bashkisë së Dropullit, Dhimitraq Toli ka folur për median në lidhje me situatën e zjarreve që rrezikojnë dhe disa fshatra.

Ai ka treguar se zjarri ka qenë shumë afër banesave, ndërsa shtoi se nuk ka ende një bilanc për dëmet, por dihet që janë djegur kullota.

“Situata siç e shikoni Terihat, Goricë, Frashtan nuk ka më zjarr. Tani do organizohemi me grupet e  zjarrfikëses pasi janë të gjithë këtu pranë nesh, Libohova, Gjirokastra, Dropulli, Memaliaj. Nuk besoj të ketë më ndërhyrje nga ajri sot, pasi është errur. Kemi Konsullin grek këtu. Kishim dy aeroplanë në dispozicion për shuajen e flakëve nga emergjenca greke dhe ujin e morëm nga Korfuzi.

Nuk kemi ende një bilanc. Janë djegur kullota shumë, por nuk ka ende një bilanc të saktë. Ka pasur rrezik për banesa në fshatin Frashtan. Dua të falenderoj të gjitha forcat zjarrfikëse dhe qeverinë shqiptare për bashkëpunimin me qeverinë greke” tha ai.

 

Më shumë




spot_img








spot_img