Hapësire reklamuese

Showbiz

Kryebashkiaku ‘humorist’ kurorëzon dashurinë në martesë, vajza e vogël dëshmitare (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Erion Isai me bashkëshorten

Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai, është martuar me Ajlin Petrelën, nënën e dy vajzave të tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-aktori i humorit ka ndarë fotot nga ceremonia private që kanë zhvilluar për celebrim. Bashkëshortja e tij shihet e veshur me fustan të bardhë, ndërkohë që pranë tyre ndodhet vajza e madhe.

 “10 vjet bashkë ajlin_petrela. Fryma e dhjetë viteve, të ikura si stinë, më kanë sjellë në jetën time 3 vajzat e mia. I bekuar, përkëdhelur, mbushur, plotësuar, e me plot dashuri”, ka shkruar Erion Isai përkrah fotove të surprizës.

Ndërsa 2 vite më parë, Erion Isai u shpreh se ishte gati të bënte një dasmë me bashkëshorten e tij për të celebruar në mënyrën më të bukur vitet e tyre të dashurisë.

“Do bëjmë dasmë. Kur kemi filluar të bashkëjetojmë Ajlina ishte në të njëjtën ide me mua që të mos bënim dasmë. Edhe ceremoninë e unazave e bëmë vetë me njëri-tjetrin. Pas lindjes së vajzës na lindi një dëshirë. Vera që vjen shpresoj të mos na sjell ndonjë angazhim që të bëjmë një dasmë”, tha Isai i cili është babai i një vajze.

Por për shkak të pandemisë planet e tyre për dasmë u anuluan dhe sot në 10-vjetorin e lidhjes, bashkëshortja vendosi të surprizonte Erionin në formën më të veçantë dhe emocionuese.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu