Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

‘Kronika e RAI 3 nuk korespondon me të dhënat reale’, Rama publikon qëndrimin e Policisë italiane për hashashin, por pranon se ka një RAPORT (E plotë)

Shkruar nga Newsbomb
‘Kronika e RAI 3 nuk korespondon me të dhënat reale’, Rama
FotoMontazh: Kronika e RAI3 - Kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak më parë në Twitter një deklaratë zyrtare të autoriteteve italiane, të cilat rrëzojnë dokumentarin e televizionit RAI 3, sipas të cilit mbjellja e kanabisit në vendin tonë është rritur me 1,200%.

Mirëpo, ky qëndrim i autoriteteve policore italiane përveç se rrëzon kronikën e RAI 3 për kultivimin e hashashit në vendin tonë, tregon për ekzistencën e një raporti konfidencial për hashashin, të cilin e pranon dhe vetë kryeministri Rama.

“Ja edhe e vërteta zyrtare për raportimin skandaloz të RAI3! Faleminderit autoriteteve të policisë italiane që na ndihmojnē përditë në afirmimin e fitores së përbashkët kundër kultivimit të kanabisit dhe në këtë rast na ndihmuan të fitojmë ndaj një gënjeshtre të madhe mediatike”, shkruan kryeministri Rama, ndërsa publikon dhe deklaratën e Policisë italiane.

Ndërkohë, Policia italiane në qëndrimin e vetë thotë se të dhënat e publikuara nga RAI 3 nuk korrespondojnë me të dhënat reale.

“Është konfirmuar bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar. Gjithashtu është sqaruar një kronikë e dhënë nga Tg3 në datën 27 janar 2020, ku flitej për një raport të rezervuar të policisë për rritjen e kultivimit të kanabisit në territorin shqiptar. Autoritetet kanë specifikuar që lajmet e bëra publike nga stacioni televiziv TG 3 nuk korrespondojnë me të dhënat reale dhe nuk mund të hedhin hije për efikasitetin real të kontrastit në lidhje me kultivimin e kanabisit dhe rezultatet e rëndësishme të arritura gjatë viteve të fundit”, thuhet në qëndrimin e autoriteteve policore italiane.

Deklarata e autoriteteve policiore italiane e shperndare nga kryeministri Rama:

CDASDASDA.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll